Oriku-Korabi dueli i ditës, në Pukë i tremben ‘errësirës’

Përgatiti: Erga Kenga

Ndonëse Abissnet Superiore për shkak të miqësores së Shqipërisë me Katarin (9 nëntor në Marbeja, Spanjë), ka ndalur (rikthehet më 12 nëntor), futbolli në vend ecën sot me 4 duele të Kategorisë së Parë.

Të dielën dy përballje të tjera ndërsa të hënën në Korçë me start orën 16:00 supersfida Skënderbeu- Flamurtari.

Ndërkaq sot hap aktin e 9-të Tërbuni-Besa, e cila në “Ismail Xhemali” të Pukës për shkak të kushteve atmosferike, do të luhet në orën 13:00. Ky takim pritet të ofrojë dualitet të madh pasi jo vetëm përbërjet por dhe forma e skuadrave ofron garanci. Veçse vendasit zbresin në fushë për të lënë pas atë humbje befasuese në Cerrik ndërsa kavajasit verdhezi për të vijuar me entuzismin e tri javëve të fundit.

Takimet Oriku- Korabi, Lushnja-Luzi 2008 dhe Tomori-Besëlidhja, në program po sot në orën 14:00. Me mjaft interes dueli i Orikumit aty ku vendasit janë kthyer (nga 22 tetori) të luajnë në impiantin e ri. Dibranët nga ana e tyre kanë javë që shpalosin objektivin madhor për të pretenduar njërin nga dy vendet e para.

Duel konfirmimi ai i “Roza Haxhiu‘-ut ai mes Lushnjës dhe Luzit 2008. Verdhejeshilët duan ti largohen fundit ndërsa skuadra e dytë kavajase për të vijuar me protagonizmin si debutantë.

Ndërkaq, në Berat, Tomori ‘zhgënjyes në këto 8 javë për kthesën e madhe. Përballë lezhjanët e Besëlidhjes të cilët kanë afruar Çoçllin në timon. Për ta shndërruar grupin e drejtuar fillmisht nga Bruka dhe më pas nga Hoxha në një fortesë tradicionale.

Kryeson Flamurtari me 17 pikë. Ndjekin Dinamo (15) dhe Korabi (13).

Kategoria e Parë, java e 9-të:

13:00

Tërbuni- Besa

14:00

Lushnja- Luzi- 2008

Oriku- Korabi

Tomori- Besëlidhja

Të dielën

13:00

Dinamo- Turbina

14:00

Burreli-Apolonia

Të hënën:

16:00

Skënderbeu- Flamurtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!