Vllaznia zhgënjen ndaj Erzenit, Laçi fundos Teutën në “Niko Dovana”

Abissnet Superiore, Java 10:
Teuta – Laçi 0-1 (Spahiu 66′)
Vllaznia – Erzeni 2-2 (Aralica 54′, Mala 66’/ Nonato 75′, Kahrimanoviç 100′ p)

Dy sfida të tjera të vlefshme për javën e dhjetë të Superiores u luajtën ditën e sotme. Përballja e fundtabelës mes Teutës dhe Laçit u fitua nga kurbinasit ndërsa Vllaznia u ndal në barazim përballë Erzenit.

Pjesë e parë e vakët në Durrës pa shumë raste të rrezikshme. Kurbinasit qarkullojnë më shumë por nuk shënojnë edhe pse Adeleke i afrohet 2 herë golit dhe humb mundësinë për të kaluar bardhezinjtë në avantazh teksa goditi shtyllën.

Akti i dytë vijoi po njësoj me skuadrat pa shumë ide dhe pa shumë qartësi në lojë. Goli i fitores për bardhezinjtë erdhi në minutën e 66′-të kur Spahiu ktheu në gol një top të kapitenit Mazrekaj.

Pas shënimit të golit, kurbinasit përsërisin sfidën me Kastriotin duke i lënë shumë hapësira kundërshtarit me Teutën që provoi të gjente golin e barazimit. Në minutat shtesë Xhaja akordoi dhe një 11-metërsh të dyshimtë për durrsakët i cili u gjuajt nga Hebaj por Dajsinani bëri heroin duke pritur gjuajtjen e shkodranit duke lënë në fuqi fitoren e Laçit.

Sakaq, në “Loro Boriçi” Vllaznia u barazua në minutën e 100′-të nga surpriza e këtij sezoni, Erzeni. Fillimisht shkodranët shënuan 2 herë radhazi me Aralicën dhe Malën, ndërsa Nonato ngushtoi shifrat e më pas Kahrimanoviç barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas ndeshjeve të sotme, Laçi mbetet në vendin e nëntë me pikë të barabarta me Bylisin dhe Kukësin që nuk ka luajtur ende, teksa Teuta fundoset edhe më shumë. Sa i përket Vllaznisë, kuqeblutë ngjiten të tretët me 1 pikë diferencë nga vendi i dytë, Erzeni.

Java e 10-të mbyllet nesër me Egnatia – Partizani dhe Tirana – Kukësi./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!