Tirana pret Kukësin, Partizani sfida në Rrogozhinë

Tirana- Kukësi dhe Egnatia- Partizani janë dy takimet e fundit të javës së 10-të Abissnet Superiore. Të dielën në “Selman Stërmasi”, Tirana e vendit të 4-ët me 15 pikë, do të presë Kukësin e vendit të 7-të në një duel i cili mund të flasë shumë për dy klubet.

Sot Orges Shehi ndër të tjera tha: “Na rikthehen shumë lojtarë në këtë ndeshje, Limaj, Najdovski, Toshevski. Patrik ka gjendjen e mirë, Deliu ka lënë pas dëmtimin. Skuadra është e gatshme.”

Ndeshja tjetër i takon çiftit Egnatia-Partizani. Rrogozhinasit vijnë para publikut të tij me atë fitore javën e kaluar në “Kukës Arena” me vendasit e Kukësit 0-1. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë e Shpëtim Duros si trajner i rrogozhinasëve në shtëpi.

Në kahun tjetër Partizani. Të kuqtë mundën Teutën një javë më parë 1-4 duke demostruar se kreu nuk është rastësor. Kolela në konferencë:
“Egnatia është një nga skuadrat që më ka pëlqyer më shumë, por nuk kam ndonjë formulë të veçantë për të fituar ndeshjen”.

Të dyja takimet startojnë të dielën në 14:00

Tirana- Kukësi (në Selman Stërmasi”)

Egnatia- Partizani/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!