Vangjeli feston me Olimpik në Kupë…
Kristi Vangjeli i sjell fat Adelaide Olimpik në Australi. Dy javë më parë, korçari firmosi një kontratë me ekipin që militon në Ligën e Dytë të shtetit të kanguërve dhe sot në mëngjes, sipas orës në Shqipëri, Vangjeli dhe skuadra e tij e re, kanë triumfuar në FF Cup.
Ndeshja mes Adelaide Olimpik dhe Adelaide Sity, ka përfunduar në shifra 3-2 me Vangjelin në festë. Olimpik po vjen, shkruhet në adresën zyrtare të klubit.