Alonso merr timonin e Leverkusen
Bajer Leverkusen ka njoftuar se ka shkarkuar Gerard Seoane: në vend të tij vjen Ksavi Alonso, i cili do të prezantohet nesër në orën 11:30.
Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Liverpul, i cili më parë ka qenë trajner i Real Sociedad B, ka nënshkruar deri në vitin 2024.
Ndërkohë Bajer Leverkusen e ka nisur mjaft keq kampionatin gjerman. Skuadra elitare e Bundesligës, në 8 takime ka mbledhur vetëm 5 pikë duke u pozicionaur në vend të parafundit në një klasifikim me 18 ekipe.
Për spanjollin e famshëm në rolin e mesfushorit shkatërrues, kjo do të jetë aventura e parë e madhe në drejtim të një ekipi elite.
Më 8 tetor debutimi në derbi me Shalke 04 ndërsa më 12 tetor, Leverkusën do të luajë me Porton në grupe të Champions ndërsa aktualisht ka vetëm 3 pikë./Sportiim.al/