Salihamixhiç me rrënjë të forta, firmë 5 vjeçare

Uli Hënes mbështetësi i madh i drejtorit, boshnjaku mbetet në Mynih deri në 2026.

Bordi i drejtorëve të Bajern Mynih u mblodh të hënën për të diskutuar disa pika të axhendës së klubit.

Ndërkaq, në përfundim të mbledhjes, Bordi ka vendosur njëzëri t’i rinovojë kontratën Hasan Salihamidziç. Boshnjaku do të jetë drejtor sportiv edhe për tre sezone të tjera, deri më 30 qershor 2026.

Për tu evidentuar përplasja Kahn- Salihamixhiç gjatë muajit maj të këtij viti. U duk se 45 vjeçari (i skadonte kontrata në 2023) do të pasonte Uli Hënes dhe Rumenigen të larguar.

Me gjasë, influenca në këtë rast e ish presidentit Hënes, ka ndikuar që drejtori aktual, të rinovojë edhe për një mandat 5 vjeçar. (Foto;Twitter)/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!