Zero fitore në 9 javë, trajneri i Shutgartit në ‘shënjestër’

Në të shkuarën te Shtutgart ka patur kampionë. Mjafton të përmendet vetëm emri i ish sulmuesit të famshëm Fredi Bobiç apo dhe më vonë teksa me ekipin gjerman aktivizohej Pavard (sot te Bajern Mynih) për të kuptuar se sa vlerë ka patur klubi i cili renditet i parafundit në Bundesligë.

Me lëkundjet e fundit, herë -herë në Bundesligën 2, Shtutgart duket se dhe këtë sezon do jetë për mbijetesë. Pesë barazime dhe katër humbje në nëntë ndeshje të ligës, Shtutgarti nuk di të fitojë.

Në kushtet e reja dhe pankina e Pelegrino Matarazos bëhet gjithnjë e më e lëkundur. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, tekniku mund të vijojë edhe pas humbjes së djeshme ndërsa u mund në shtëpi nga Union Berlin 0-1.

Edhe pse ai është gati të largohet, këtë radhë e shpëton Drejtori Sportiv Sven Mislintat, i cili tha dje: “Unë e dua Rinon (trajnerin), ai ka mbështetjen time të plotë. Por unë nuk vendos i vetëm“./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!