Everton drejt shitjes, FA e gjobit për pushtim fushe…

Everton drejt shitjes: Marrëveshja 450 milionë euro: Farhad Moshiri po ndjek negociatat e avancuara për shitjen e klubit.

Moshiri po zhvillon bisedime me sipërmarrësin Maciek Kaminski, një investitor me qendër në Minesota. Diskutimet kanë përparuar ditët e fundit, megjithëse çdo marrëveshje duhet të marrë miratimin e Premier League.

Ndërkohë:

Ekipi i Premier League, Everton nuk i ka mbyllur ende llogaritë me edicionin e kaluar. ‘Toffens’ u gjobit me 300,000 £ (340,000 €) nga Federata Angleze për sjelljen e nxituar të tifozëve të tyre në ndeshjen e fundit të kampionatit të sezonit të kaluar, atë që fitoi kundër Kristal Palasë 3-2 më 19 maj 2022.

Disa mbështetës të skuadrës së Lampard, u futën në fushë në minutën e 85-të, pas golit vendimtar të Dominic Calvert-Lewin, ashtu edhe në vërshëllimën e fundit, për të festuar shpëtimin e skuadrës së famshme të kanosur nga rrëzimi.

Në këtë rast të fundit ka qenë edhe episodi i përplasjes mes një tifozi të Evertonit dhe trajnerit të Palasë, Patrik Vieira. Federata i ka mbajtur shënim të gjitha./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!