Ronaldo refuzoi ofertën e ‘çmendur’

Pavarësisht dëshirës së Kristiano Ronaldos për t’u larguar nga Mançester Junajtid gjatë kohës së fundit të merkatos, fenomeni portugez i kishte thënë jo një propozimi faraonik që i erdhi nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të CNN, të raportuara nga TMW, Al-Hilal skuadra e madhe arabe, i ka ofruar sulmuesit 37 vjeçar një kontratë me vlerë 242 milionë euro për dy sezonet e ardhshme.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ e ka refuzuar këtë mundësi. Sigurisht në mes duket se ka qëndruar fort ideja për të kaluar te një skuadër e madhe europiane e cila ofronte Ligën e Kampionëve. Portugezi mbeti te Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!