Historike/ Vllaznia e femrave në grupe të Champions League

Play Off Champions Femra/ Vllaznia- Vorskla-Kharkiv-2 2-1 (1-1) (Paterson 35′, Berisha 88′ / Korsun 85′)

Vllaznia e femrave ka shkruar historinë duke u kualifikuar në grupe të Champions League. Vajzat kuqeblu kaluan fazën “play-off” përballë skuadrës nga Ukraina, Vorskla-Kharkiv-2 me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1, ndërsa sot shkodranet triumfuan 2-1.

Sfida e sotme në “Loro Boriçi” dhuroi pafund emocione. Vllaznia kaloi e para në avantazh me golin e Paterson , ndërsa ukrainaset gjetën golin e barazimit në pjesën e dytë. Pas një penalltie të pritur nga Uilliams, krijohet një moment pasigurie në zonë që i kushton shkodraneve golin e barazimit.

Menjëherë më pas në skenë del Berisha që me një gol nga distanca dërgon Vllazninë në grupet e Ligës së Kampionëve mes 16 skuadrave më të mira të Europës.

Ka lot gëzimi në “Loro Boriçi” për këtë arritje historike të futbollit të femrave. Aventura e vajzave kuqeblu vijon me shortin e kësaj të hëne dhe më tej me përballjet që nisin prej 19 tetorit. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!