Vinicius, lojtari më i shtrenjtë në La Liga

I sulmuar nga koret rasciste (është hapur një hetim) por sulmuesi i ‘Los Blancos’ kryeson në vlera monetare që përcjell Transfermarkt.

La Liga Santander e mbushur me yje ka njohur së fundi vlerat e përditësuara të futbollistëve të saj. Është Transfermarkt.es e cila ka përditësuar vlerat e futbollistëve më të paguar për periudhën e fundit.

Në krye qëndron pikërisht sulmuesi brazilian i Realit Vinicius me vlerë aktuale prej 120 milion euro.

I dyti në La Liga është talenti i Barçës Pedri dhe me radhë yjet e Realit, Barcelonës Atletikos së Madridit si Tçoumeni,valverde, Rodrigo, Zhoao Feliks, Ansu Fati, Araujo, Kounde…

Ndërkohë mosha e madhe duket se kryqëzon Benzemanë. Kanditatin kryesor për fitimin e Topit të Artë. Francezi jashtë top 10./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!