Racizëm ndaj Vinicius, La Liga raport Disiplinës

Koret raciste që disa tifozë të Atletiko Madrid kënduan ndaj sulmuesit brazilian të Realit, Vinicius, para derbit në La Liga, fituar nga skuadra e Ançelotit 1-2, nuk do të kalojnë në heshtje.

Liga spanjolle e futbollit do të dorëzojë një raport zyrtar pranë komitetit disiplinor të federatës së futbollit dhe komisionit shtetëror kundër dhunës, duke denoncuar abuzime të tilla.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Hose Luis Martinez-Almeida, i cili është një tifoz i Atletikos, shpreson që përgjegjësit të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndalohen për një kohë të gjatë nga stadiumet në të gjithë Spanjën.

Një grup mbështetësish u filmuan duke kënduar “Vinícius është një majmun” para ndeshjes jashtë stadiumit ‘Wanda Metropolitano’.

La Liga do ta përfshijë atë në raport. Nga ana tjetër Atletiko Madrid doli kundër atyre që ishin përgjegjës, duke hedhur poshtë me neveri këtë sjellje. Madje duke u shprehur se ishte gati për tu vënë në dispozicion të plotë për bashkëpunimin me policinë e Madridit.

Ndërkohë më herët Real Madrid doli me një komunikatë zyrtare duke shprehur tërësisht mbështetje për lojtarin e tij. Ndër të tjera klubi:

“Real Madrid C.F hedh poshtë të gjitha llojet e shprehjeve dhe sjelljeve raciste dhe ksenofobike në fushën e futbollit, sportit dhe jetës në përgjithësi, siç janë ngajrjet të bëra ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior.

Real Madrid dëshiron të tregojë gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tij për Vinicius Junior, një lojtar që e kupton futbollin si një qëndrim ndaj jetës bazuar në gëzim, respekt dhe sjellje sportive.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!