Barça, Araujo rrezikon Botërorin

Ronald Araujo pritet të operohet të enjten në Finlandë nga Dr Lase Lempainen.
Ky është vendimi i marrë pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Ciutat Esportiva me trajnerin Ksavi dhe mjekun Riçard Pruna.
Mbrojtësi uruguaian raportoi këputje tendini të këmbës së tij të djathtë në ndeshjen kundër Iranit të luajtur të premten e kaluar në Sankt Pölten (Austri). Për ta raportuar është Mundo Deportivo në Twitter.
