Sot/ Starton Kategoria e Parë, Dinamo të dielën
Nis sot rrugëtimin sezonal Kategoria e Parë. Katërmbëdhjetë skuadra do të lënë prapa seancat përgatitore për të zbritur në fushë. Me projekte ambiciozë e objektivë seriozë.
Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Apolonia, Lushnja, janë disa nga emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar ndër vite të cilët do duhet të rropaten nga sot në nivelin e dytë futbollistik në vend për të tentuar rikthimin në elitë.
Java e parë sipas Departamantit të Garave në FSHF starton në orën 15:00 ndërsa që në fillim, një takim, ai i “Roza Haxhiu”-ut ndërmjet Lushnjës dhe Burrelit (fusha e palicensuar) vjen e anulohet.
Ndeshjet javës së parë, Kategoria e Parë:
15:00
Tërbuni- Skënderbeu
Flamurtari-Luzi 2008
Korabi- Apolonia
Turbina- Besëlidhja
Besa-Tomori (në Peqin)
Të dielën në “Selman Stërmasi” ora 15:00
Dinamo- Oriku
Lushnja- Burreli (e shtyrë)