Starton Kategoria e Parë, formula dhe favoritet

Nga:Erga Kenga

Muajt ia lënë vendin ditëve ndërsa futbolli inferior është gati të nisë. Sipas Departamentit të Garave në FSHF, Kategoria e Parë, konceptuar këtë edicion me 14 skuadra, do të startojë më 3 shtator 2022.

Dinamo, Skënderbeu, Korabi, Apolonia, Tomori, Burreli, Besa, Lushnja, Flamurtari, Tërbuni, Besëlidhja, Turbina, Oriku dhe Luzi 2008 janë skuadrat të cilat do luftojnë për 2 bileta direkte për tu pomovuar në Abissnet Superiore ndërsa e treta, e dalë nga faza play off, do kërkojë ngjitjen përmes një ndeshjeje të vetme më vendin e 8-të të Superiores.

Edhe këtë sezon ata që mbetën në fund të klasifikimit; vendi i 11, 12, 13, 14 do të rrëzohen një ligë më poshtë ndërsa vendet 9-të dhe 10-të, luajnë në fazë play out me vendet e dyta të grupeve të Kategorisë së Dytë.

Favoritet dhe kalendari i javës së parë 3 shtator 2022, ora 15:00

Dinamo e Tiranës konsiderohet skuadra e parë cila duhet të mundet nga simotrat në garë. Nevil Dede me të tijtë gjatë verës u shfaqën të fortë në teste duke konkuruar e marrë rezultate të kënaqshme me skuadrat e elites. Do ti zhvillojë ndeshjet në ‘Selman Stërmasi’.

Kandidatë dinjitozë për kreun duken dhe Skënderbeu, Apolonia, Korabi, Flamurtari, Tërbuni, Besa, Tomori e Lushnja.

Besa e Kavajës do ti zhvillojë ndeshjet si pritës në Rrogozhinë ose Peqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!