Premiera/ Duka pritet të godasë “topin” në Korabi-Apolonia

Kategoria e Parë nis sot zyrtarisht me edicionin e ri futbollistik, javën e parë të saj. Janë 14 ekipe të cilat duket se përbëjnë një ‘Superiore 2’ sepse në emra, shumica e tyre kanë bërë histori në elitën e futbollit shqiptar por dhe në Europë.

Me vlerësimin maksimal pse jo dhe për ti dhënë godtijen e parë nga qendra “topit” në inferiore, vetë kreu i FSHF-së Armand Duka ka zgjedhur sot të udhëtojë drejt qytetit të Peshkopisë.

Në stadiumin e qytetit, Korabi vendas, do të presë Apoloninë e Fierit. Dibranët sezonin e kaluar mbyllën te tretët (luajtën play off me Egnatian por pa mundur të ngjitën) ndërsa Apolonia ishte pjesë e fazës play off brenda formulës të së parës.

Nuk raportohet ndonjë arsye shtesë por me gjasë kreu i FSHF-së viziton Peshkopinë dhe në sherbim të ambicjeve të deklaruara për të bërë e ribërë fusha futbolli anekënd Shqipërisë.

Stadiumi i Korabit ka disa vite që nuk ‘licensohet’ për në Superiore. Skuadra luajti disa vite më parë në elitë duke shtegëtuar gjithëandej… Duka gjëndet në Dibër. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!