Lushtaku racizëm ndaj Kale, merren masa drastike…

Racizëm me intensitet jo të vogël në futbollin kosovar. Pas ofendimeve në baza racore nga futbollisti Shkëlzen Lushtaku drejt brazilianit Elton Kale, Drenica ka gjobitur lojtarin e saj, ndërsa Gjilani iu është drejtuar me ankesë edhe UEFA-s

Vetë klubi ka dënuar Lushtakun me 400 euro por dhe Disiplina e FFK-së pritet ta dënojë lojtarin e Drenicës.

Ndërkaq futbollisti Lushtaku i kërkoi publikisht falje ish lojtarit të Tiranës, Elton Kale.

“Përshendetje të ndëruar, Me lejoni që me anë të kësaj deklarate publike të kërkoj falje për shprehjën e gabuar të përdorur në një moment nervozizmi sportiv ndaj lojtarit Cale. I kërkoj falje lojtarit, klubit të tij, dhe sigurisht kërkim falje për klubin tim KF Drenica, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv”, ndër të tjera Lushtaku në Facebook.

Gjilani shkruan:

Sport Club Gjilani reagon publikisht për fyerjet raciste në drejtim të futbollistit Elton Cale.Futbollisti Cale u ofendua në baza racore nga Shkëlzen Lushtaku, futbollist i Klubit “Drenica” nga Skenderaj në duelin e xhiros së tretë në kampionatin “Albi Mall Superliga”.Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës.Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar.Në këto momente jo të lehta për futbollistin Cale dhe familjen e tij, ne qëndrojmë afër tyre dhe i ofrojmë mbështetje të plotë në luftën kundër racizmit, duke i siguruar që do të jemi vazhdimisht ‘këmbanë’ e këtij fenomeni të shëmtuar. Sport Club Gjilani u bën thirrje gjithë futbollistëve dhe komunitetit sportiv në vend të kenë më shumë tolerancë ndërmjet vete dhe lojën e futbollit ta bazojnë në suazat e fair-playt dhe jo në suaza të racizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!