Prishtina kalon Llapin, Ballkani fiton në “Fadil Vokrri”

Rikthehet në impiantin ku shkroi hitorinë futbollistike në Europë. Ballkani i Ilir dajës priti në prishtinë Dukagjinin duke fituar 1-0. Goli u shënua nga Zyba në minutën e 36′.

Ndërkaq kjo javë foli pozitivisht edhe për Prishtinën.Sot ekipi kryeqytetas ka mposhtur Llapin me rezultat 1-2 në Podujevë.

Uka në minutën e 12′ dhe Krasniqi në të 67-ën kanë shënuar për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për të zotët e shtëpisë u shënua nga Selimi 15 minuta nga fundi.

Ndeshja Ferizaj-Drita është mbyllur me barazim 1-1.

Ndërkaq klubi i Prishtinës njofton në rrjete se ndeshja e xhiros së tretë e “Albi Mall” Superliga e Kosovës, FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë. Shkak bëhët ndeshja e përfaqësueses së futbollit të femrave të Kosovës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!