UEFA/ Kasemiro njeriu i ndeshjes së Superkupës

  • Mesfushori ‘shkatërrues’ u votua si lojtari më i mirë i ndeshjes në Superkupën e UEFA-s, një çmim i rezervuar për lojtarin më të mirë në Superkupë.

Të gjithë e panë se diferencën e madhe të Los Blancos në finalen e Superkupës mes Realit dhe Eintrahtit (2-0). Por të gjithë e dinin se ‘galaktikët’ do të triumfonin në mesfushë aty ku treshja e famshme Modriç-Kasemiro-Kros nuk lë asnjë shteg të lirë.

Megjithatë vetëm njëri prej tyre mund të shpallej njeriu i ndeshjes.
Ekspertët e e UEFA-s i dhanë Player of the Match pikërisht brazilianit Kasemiro.

Motivimi i dhënë nga observatori teknik i UEFA-s: “Ai mundi të balanconte lojën kur sulmonte ekipi i tij. Ai fitoi të gjitha goditjet në zona të rëndësishme të fushës, duke mbështetur qendërmbrojtësit. Ai dha edhe asistimin për golin e parë”, shoqërohet çmimi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!