Reali i Madridit, vjen Superkupa numër pesë

Superkupa e Europës në Finlandë: Real Madrid- Eintraht 2-0 (Alaba 37′, Benzemea 65′)

Për të parë Real Madridin më të mirë në një ndeshje prej 90 minutave duhet që fillimisht të pësojë. Sidoqoftë, në evente të mëdha si kjo finale e luajtur sot në Helsinki, për Superkupën e UEFA-s ndërmjet Real Madrid dhe Eintraht Frankfurt, diçka e tillë ishte e ‘ndaluar’.

Skuadra më e titulluar në planet edhe këtë mbrëmje ia doli të triumfojë lehtësisht ndaj gjermanëve të cilët nga triumfi në Europa League duket se kanë ndryshuar në koncept e rezultate (javën e parë në Bundesligë e shpartalloi Bajerni 1-6).

Në fushë, Los Blancos me formacionin ‘Tip’ që në fillim vendosin supermacinë. Si zakonisht diferencën e bën treshja e mefsushës me Modriç- Kros- Kasemiro. Për të inspiruar vijën e parë aty ku Vincuis duket një ‘hap prapa’. Por dhe Valverde vuan në linjën e djathtë.

Me Benzema në pritje, goli do të vijë nga një mbrojtës si Alaba teksa në të 37-tën do të depozitojë në rrjetë. Në fraksionin e dytë situata nuk ndryshon. Kampionët e Spanjës, qarkullojnë dhe ndërtojnë shumë aksione. Kryesisht nga linjat. Goli i kapitenit Benzema për vitrinë.

Një top i shpejtë me një prekje nga Vinicius dhe francezi, kandidati kryesor për Topin e Artë’ e dërgon për herë të dytë në rrjetë. Tifozët në shkallë ia marrin ‘këngës, ndërsa Ançeloti në pankinë duartroket.

Në fund, shifrat 2-0. Reali dhe Ançeloti për rekord. Superkupa numër 5 shkon në Madrid./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!