Benzema, ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA

Në Stamboll, Benzema fiton ‘Lojtari i Vitit i UEFA-s dhe zgjat kontratën deri në 2024 me Realin. Për femra, fiton Putejas e Barcelonës.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA, në ceremoninë e mbajtur të enjten në Stamboll të Turqisë.

Për francezin e Los Blancos, ky është çmimi i parë i rëndësishëm individual. Ai për këtë çmim të fituar, ka lënë pas vetes portierin e Realit Kurtua dhe mesfushorin Kevin de Bryne të Sitit. Ndërkohë, te femrat, çmimin e futbollistes më të mirë të vitit nga UEFA, e ka fituar sulmuesja e Barcelonës, Aleksia Putejas.

Ndërkaq, ‘Topi i Artë’ eventual, Botërori i Katarit në nëntor me Francën, një tjetër sezon si protagonist i Benzemasë me Real Madridin e tij. Dhe rinovimi; siç raporton Marca, Karim Benzema është gati të zgjasë kontratën me klubin kampion evropian në fuqi edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!