Lokomotiva-Rijeka, gola shqiptarë në Zagreb
Lokomotiva -Rijeka 3-1
Pesë futbollistë shqiptarë startojnë në Lokomotiva Zagreb-Rijeka Çokaj e karrica autorë golash. Indrit Tuci e nis në minutën e 67′.
Enis Çokaj, Jon Mersinaj por dhe Art Smakaj e nisën nga starti duelin e sotëm me Rijekën në radhët e së cilës figuronin dhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë. Lindon Selahi, kosovari i lindur në Belgjikë dhe sulmuesi i U21 kuqezi Bernard Karrica.
Ndërkaq mesfushori kopikas Çokaj në minutën e 19 të takimit shënoi golin e 2-0 për Lokomotivën e Zagrebit e cila në pjesën e dytë aktivizoi edhe sulmuesin Indrit Tuci (67′). Hajdin Salihu qëdroi në stol ndërsa Sherif Kallaku nuk ishte në listë.
Në anën tjetër për golin e vetëm të Rijekës mendoi Karrica duke shkurtuar diferencën në minutën e 34′. Goli i tretë për Lokomotivën erdhi në të 79′ nga Vasilj.