Inter dështon në Peskara, Milan super…

Përgatiti:Sara Gjidija

La Liga dhe Serie A nuk kanë startuar ende (nisin më 12-13 gusht). Ekipet spanjolle dhe italiane kanë në dispozicion dhe pak ditë për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve.N fakt, duket se po i shfrytëzojnë më së miri ditët para startit pasi shumë prej tyre kanë zhvilluar sot miqësore të rëndësishme.

Milan fitoi me poker golash ndaj Viçenzës. Kampionët e Italisë gjetën 6 herë portën e kundërshtarëve dhe pësuan vetëm 1 gol, këtë në minutën e parë të takimit. Leao, Mesias, Rebiç dhe Tomori realizuan për kuqezinjtë ndërsa një prej golave u “dhurua” nga Dalmonte.

Mjaft interesante ishte ndeshja mes Interit dhe Vijarealit. Spanjollët i rrëmbyen italianëve një fitore 4-2. Asllani e nisi që nga minuta e parë me Interin por nuk ia doli të linte gjurmë në këtë sfidë. Rikthehet dhe dyshja ‘Lu-La’ e zikaltërve.

Atalanta e Gjimshitit është dorëzuar përballë Valencias. Skuadra e La Liga-s triumfoi 2-1 me golat e Duro, ndërsa goli i vetëm për Atalantën u shënua nga Ederson.

Espanjol – Napoli dhe Real Vajadolid – Lacio u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Ndeshjet dhe rezultatet në testet e sotme:

Viçenza – Milan 1-6
Espanjol – Napoli 0-0
Real Vajadolid – Lacio 0-0
Inter – Vijareal 2-4
Valencia – Atalanta 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!