Testi/ Bylis shpërfytyron Partizanin

Miqësore/ Partizani nuk funksionon përballë Bylisit

Ballshiotët rrëzojnë Partizanin në miqësore. Testi i zhvilluar në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit përfundoi me fitoren e Bylisit në shifrat 3-0.

Kjo përballje i ka shërbyer mjaft teknikëve për të vëzhguar gjendjen e skuadrave në prag të fillimit të kampionatit.

Një Bylis thuajse perfekt që arrin të shfrytëzojë çdo rast dhe të shënojë duke bërë mirë edhe në prapavijë. Nga ana tjetër, Partizani jo vetëm që nuk gjen golin, por edhe shfaq pasaktësi në mbrojtje por dhe tension…

Për ballshiotët realizuan Kamara, Abazaj dhe Kaçorri duke dëshmuar se skuadra është gati për të rivalizuar në Superiore.

Formacionet:

Partizani: Teqja, Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskovski, Telushi, Rrapaj, Masanga, Cara, Cvetanovski, Skuka.

Bylis: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Loran, Qoshku, Maçolli, Ruçi, Beji, Fall, Soza./S.Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!