Di Maria pozon bardhezi, pas pushimëve në…Torino

Mesfushori argjentinas po kalon pushimet në Spanjë ndërsa pas Botërorit do tërhiqet nga kombëtarja. Me klube ecën, e pret Juve.

Di Maria duket se e ka ndarë mendjen. Argjentinasi pas PSG-së duket se do të vishet bardhezi me skuadrën e famshme italiane Juventus.

Me të shkuar brilante te Real Madrid, Angel Di Maria ka zgjedhur pikërisht brigjet e Spanjës për të kaluar pushimet qershoriane.

34 vjeçari i lindur në Rosario, së bashku me shokët e tij Paredes dhe Lo Celso ka postuar një foto bardhezi duke lënë të nënkuptohet se mesfushori anësor, e ka ndarë mendjen për të veshur bluzën e ‘Zonjës së Vjetër’.

Në fakt Juventusi ka nisur prej kohësh negociatat me Di Marian dhe duket se e ka marrë përgjigjen pozitive. Paçka se drejt tij ka patur ofertë nga Barça dhe Benfika…

Pritet që argjentinasi të përfundojë pushimet, para se të udhëtojë drejt Torinos për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën e re. Pritet një kontratë 2-vjeçare, me një pagë 7.5 milion euro në sezon./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!