Arrihet akordi, Lukaku rikthehet te Interi

Interi e merr në huazim nga Çelsi, dhe nuk e ka detyrim për ta blerë sulmuesin në qershor të vitit 2023.

Inter-Lukaku, realizohet. Hapi vendimtar përpara se negociatat për rikthimin e sulmuesit belg në fanellën e Interit pas transferimit të tij një vit më parë te Çelsi për 115 milionë euro.

Operacioni i fokusuar te detajet është në fazën e mbylljes. Interi ka rritur ofertën nga 7 milionë plus bonuse në tetë bonuse të tjera të lidhura me fitoret e skuadrës së Inzagit në sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se blutë e Londrës e kanë pranuar ofertën dhe tashmë marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e belgut është në prag zyrtarizimi. Dokumentet do të shkëmbehen nesër, kontrollet mjekësore të lojtarit duhet të bëhen deri të premten.

Lukaku dëshironte të kthehej te Inter dhe bëri gjithçka për të arritur qëllimin: ai e bindi Çelsin që ta linte të largohej edhe pse paga e tij do të reduktohet ndjeshëm: nga 12 milionë neto që fiton te Çelsi në rreth 8 milionë që do të marrë te Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!