Tare në Londër për të shitur mesfushorin

Sirena angleze për Sergej Milinkoviç-Saviç. Sipas La Gazzetta dello Sport, ditët e fundit drejtori sportiv i Lacios Igli Tare ka fluturuar në Londër për të testuar personalisht interesat e Çelsit dhe Mançester Junajtid për mesfushorin serb të klubit nga Roma.

Te klubi londinez drejtori i Lacios ka hedhur dy ide në tavolinë: Në tratativë emrat e Emerson Palmieri, i cili është rikthyer nga huazimi i Lionit dhe Ruben Loftus-Çik, konsideruar si zëvendësuesi i mundshëm i Milinkoviçit në rast të shitjes së serbit.

Për serbin ka patur interesim dhe nga Arsenal e Njukasëll mirpo presidenti Lotito kërkon 55- 60 milon euro çka këto klube nuk i nxjerrin dot nga arkat e tyre për mesfushorin e Lacios. Për tu parë zhvillimet. Tare prej tri ditëve ishte në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!