Nika: Qëndroj te Prishtina
Ka fituar titullin kampion dhe trofeun e Superkupës së Kosovës, Nika: “Jam te skuadra më e mirë”.
Fillimisht Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici. Sot te Prishtina e teknikut Ismet Munishi shfaq besnikëri edhe portieri 24 vjeçar Ardit Nika.
“Ishte vetë klubi që e zyrtarizoi zgjatjen për dy vite të portierit me Prishtinën në Superligën e Kosovës.
Më pas deklarata e portierit:
“Vendosa të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen, pasi dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë.
Trajneri Ismet Munishi është trajner i cili të jep vullnet, moral. Është i dëshmuar në futbollin e Kosovës edhe si lojtar edhe si trajner dhe shpresoj që së bashku t’i arrijmë objektivat e ekipit”, ka thënë Nika për faqen zyrtare të Prishtinës në “Facebook”.