Beshiktash fiton Kupën, tre shqiptarë në fushë
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/05/Beshiktash-Kupë-24-1024x685.jpg)
Finale dramatike në Stamboll ndërmjet Beshiktash të Ernest Muçit dhe Milot Rashicës ndaj Trabzanspor të Enis Bardhit. Bardhezinjtë arritën një fitore dramatike duke shënuar në shtesë e triumfuar me rezultatin 3-2.
Trabzonspori kaloi i pari në avantazh me Onuaçu në minutën e 13-të, ndërkohë që Gezal, barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 45+3 pas prekjes së topit me dorë nga Enis Bardhi.
Në fillim të së dytës, Uçan shënoi në minutën e 54 për 2-1, ndërkohë që Trabzonspor barazoi me të sapohedhurin në fushë Pepe në minutën e 89-të.
Pa u dhënë sinjali final për shtesë, ishte Al Musrati i cili në minutën e 90+4 shënoi golin e fitores duke i rikthyer trofeun Beshiktashit.
Në fushë dhe me medajle në qafë në fund edhe Milot Rashica teksa u hodh nga stoli në minutën e 64./Sportiim.al/