Austria ‘dëbon’ Poloninë, Leva nuk lë gjurmë

Euro 2024, Grupi D:
Poloni – Austri 1-3

Penallti bujare për austriakët për 1-3 nga turku Meler, penallti e mohuar kombëtares së Ragnik pak më vonë…

Tjetër humbje për Poloninë në Grupin D të Euro 2024. E radhës vjen përballë Austrisë që ringrihet pas disfatës me Francën duke rrëmbyer dhe pikët e para në grup.

33 vjeçari Trauner kaloi shumë shpejt në avantazh austriakët teksa polakët nuk u dorëzuan. Në minutën e 30′-të erdhi dhe goli i barazimit që mban firmën e Piatek.

Sakaq, Baumgartner ishte ai që riktheu dhe njëherë në avantazh Austrinë e më pas falë një penalltie gjithçka u vulos nga Arnautoviç. Minutat e mbetura nuk mjaftuan për Poloninë për të mos dalë pa gjë nga ky takim.

Sa i përket klasifikimit në Grupin D, Franca, Holanda dhe Austria kryesojnë me 3 pikë, ndërsa Polonia mbetet në kuotën e 0 pikëve./Sara Gjidiaj, Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!