Roma eleminon Milanin, Liverpul jashtë, Leverkusen i…pamposhtur

Kampionët e Bundesligës, rekordi me 44 takime pa humbje. Çabi Alonso me të tijtë shkruajnë një tjetër histori. janë në gjysmëfinale së bashku me Romën, Atalantën dhe Marsejën
Katër duele u luajtën këtë mbrëmje në turin çerekfinal të Ligës së Europës.
Në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në kontinent, pati duele të nivelit ‘Champions’ por që në fund bileta e gjysmëfinales i’u takoi skuadrave…’jo favorite’.
Në ‘Olimpico’ të Romës, supersfida Roma- Milan i buzëqeshi Romës me shifrat 2-1 dhe me rezultatin e përgjithëshëm 3-1 skuadra e De Rosit shkon në turin tjetër.
Në Bergamo. Atalanta u mund nga Liverpul 0-1 por kalon ekipi bergamask pas fitores 0-3 në të vajtjes. Liverpul në sfidën më të dobët të këtyre viteve të fundit në Europë….
Asnjë surprizë për kampionët më të rinj të Bundesligës; Bayer Leverkusen. Edhe sot ata ruajtën trendin e ndeshjeve pa humbje duke regjistruar një tjetër rekord.
Europa League, çerekfinale kthim:
Ora 21:00 (në kllapa ndeshjet e para)
Roma- Milan 2-1 (1-0)
Atalanta– Liverpul 0-1 (3-0)
Uest Hem- Leverkusen 1-1 (0-2)
Marsejë– Benfika 1-0, 4-2 pen (1-2)
/Sportiim.al/