Ndoqi nga tribuna Tirana- Vllaznia, Josa te Tirana?

U nda në 2017-ën nga bardheblutë me atë histori dëshpëruese mirpo trajneri i njohur Mirel Josa vijon të jetë i lidhur fort me ish skuadrën e tij Tiranën.

Klubi më i titulluar në vend pati një edicion zhgënjyes përgjatë sezonit 2023/2024 me ulje ngritje duke u renditur i 5-ti dhe vetëm falë mungesës së Skënderbeut në Europë, mori të drejtën të luajë në turin e parë të UEFA Conference League.

Megjithatë Tirana duket se do të jetë ende kantier i hapur. Ka ende të bllokuar merkaton por në axhendë kryeqytetasit kanë disa situata të nxehta me kontratat dhe largimet eventuale të disa futbollistëve.

Filip Najdovski edhe pse në klub kanë insistuar me forcë për t’i rinovuar kontratën, figuron i larguari i parë (pritet zyrtarizimi nga Tirana). Me valixhe në duar ka dhe të tjerë që bënë mirë apo nuk përmbushën pritshmëritë.

Një tjetër moment delikat lidhet te emri i trajnerit. Erbim Fagu edhe pse u përpoq të ndryshonte situatën kur u afrua në vend të Ahmatajt ende nuk po bind plotësisht.

Dhe kandidati kryesor për të marrë pozicionin e trajnerit (nëse ikën Fagu) duket se do të jetë pikërisht Josa. Trajneri 60 vjeçar ndoqi i përqëndruar nga tribuna e shtypit të ‘Air Albania’-s takimin e parafundit të Tiranës në kampioant me Vllazninë 0-0.

Ndërkaq Tirana ka marrë licensimin për në Europë dhe vera përpos angazhimëve me riformatimin e strukturave kërkon dhe një trajner ‘adap’. Josa është aty…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!