Laçi për të mbrojtur kategorinë, Cungu: Kam besim…

Laçi- Flamurtari (play out) zhvillohet të dielën 19 maj ora 16:00 në stadiumin “Laçi”

Në sfidën finale të mbijetesës të luajtur në “Loro Borici”, mbushur plot me tifozë në maj 2017-të, Vllaznia asokohe e drejtuar nga Armando Cungu i’a doli të marrë atë që duhej, një pikë (0-0) ndaj Tiranës duke ruajtur qëndrimin në Superiore.

Megjithatë tekniku shkodran i Laçit teksa më herët me bardhezinjtë ka fituar një Kupë Shqipërie dhe një Superkupë, sërish duhet të kalojë një fundjavë gjithë vuajtje. Skuadra e tij u rendit e teta pas 36 javëve duke u përfshirë për herë të parë në 24 pjesëmarrje në Superiore në fazën play out.

Përballë do të ketë Flamurtarin e Vlorës i cili sot kaloi me mjaft vështirësi (pas penalltive 3-4) Apoloninë e Fierit. Me ndeshjen e vetme të parashikuar nga rregullorja e FSHF-së, për biletën e fundit Superiore, në letër, vendasit kurbinas konsiderohen ndjeshëm favoritë mirpo në duelin ku bileta vjen përmes lojës ku dikush duhet të fitojë (nuk mjafton barazimi), presioni mbetet.

Këtë e di mjaft mirë trajneri i sprovuar Armando Cungu i cili tha për ‘Sportiim.al’ se: “Është një finale, një ndeshje, dhe skuadra duhet ta tregojë në fushë. Kam besim te grupi ynë por deri të dielën do duhet të stërvitemi mirë e të mbrojmë vendin në elitë. Përkrahja e tifozerisë do të na inkurajojë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!