Kontestoi arbitrimin, Notingham Forest vihet në hetim

Protesta të mëdha në Angli nga Notingham Forest, të cilët e konsiderojnë veten viktimë të arbitrit dhe VAR-it pas humbjes së djeshme 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e kampionatit.

Pas ndeshjes, klubi historik me bluza të kuqe protestoi zyrtarisht përmes kanaleve të komunikimit, duke shkaktuar një sërë reagimesh pro dhe kundër.

Reagimi i Premier League ka qënë mjaft i ashpër. Përmes një deklarate zyrtare, organi rregullator i turneut më të mirë anglez është shprehur:

“Premier League ishte jashtëzakonisht e zhgënjyer kur lexoi komentet e bëra dje në rrjetet sociale nga Notingham Forest, pas ndeshjes kundër Evertonit. Konstatojmë se FA konfirmoi do të hetojë komentet e klubit.

Nuk është kurrë e përshtatshme të vihet në dyshim integriteti i gjyqtarëve dhe natyra e këtyre komenteve do të thotë se Premier League do të hetojë gjithashtu këtë çështje, në lidhje me rregullat e ligës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!