Mançester Junajtid kontakton Tuhel, Ten Hag i…shkarkuar

Skuadra e famëshme angleze Mançester Junajtid me trajnerin holandez Erik ten Hag (54 vjeç), humbi një epërsi me tre gola kundër ekipit të Championship Coventri të dielën, përpara se të fitonte me penallti për të vendosur një finale të dytë radhazi të FA Cup kundër Mançester Sitit.

Megjithatë, mënyra e fitores e ka vënë edhe më shumë në vështirësi trajnerin holandez i cili thuhet se e ka marrë shkarkimin.

Mançester Junajtid është i shtati në Premier League dhe vjen me një seri prej katër ndeshjesh pa fitore.

Ndërkohë emri i parë për të zëvëndësuar holandezin figuron ish tekniku i Brajton dhe Çelsit Graham Poter

Nuk është e pamundur edhe afrimi i rajnerit të Anglisë, Garet Sauthgejt i cili po konsiderohet gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm.

Sakaq sot i ka dalë emri edhe një tjetër ish-trajneri të Çelsit. Ai është Tomas Tuhel (50) dhe që drejton Bajernin (mbyll në fund të sezonit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!