Murinjo shfaqet në tribunë, ndjek Fulhem- Liverpul

U shkarkua nga Roma mirpo portugezi Zhoze Murinjo nuk qëndron pa futboll. me apo pa ndonjë prapaskenë.

Kështu, këtë pasdite futbolli ai ndodhet në tribunat e Craven Cottage, në Londër, për të ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen mes Fulhem dhe Liverpulit për javën e 34 të Premier League.

Në fakt Liverpul mbetet në kërkim të pasuesit të Klop i cili largohet në verë. ‘The Reds’ të eliminuar nga Europa League nga Atalanta, po luftojnë për të fituar kampionatin.

Sa i takon sulmuesit kuqezi Armando Broja (Fulhem) ai e ka nisur nga stoli. Ndeshja pas gjysmëore lojë vijon 0-0…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!