Kategoria e Parë luan…fundin

AF Elbasani dhe Bylis kanë ende llogari për vendin e parë, titulli kampion objektivi për dy skuadrat e promovuara që nga java e 29-të
Katër javët e fundit për një Kategori të Parë impresionuese nga fillimi deri në fund. Përtej cilësisë, shpesh defiçitare, ky nivel i futbollist shqiptar u shqua gjithë këto javë për grinten dhe luftën e fortë sportive në çdo impiant apo fushë sportive.
Hiq AF Elbasanin dhe Bylis të promovuar nga java e kaluar për të qënë pjesë e Abissnet Superiore për edicionin e ri, por dhe Tomorin e rrëzuar, skuadrat e tjera në këto javë, janë duke luajtur fort fatet sezonale.
Luhet kryesisht për fundin aty ku që nga Luzi 2008 deri te Lushnja e vendit të shtatë rrezikojnë seriozisht për të shoqëruar beratasit për në Kategorinë e Dytë. Me apo pa play out (vendi i 9 dhe 10 në play out). Sot duelet janë :
Java e 30-të, 15:00
Apolonia- Bylis
Vora- Tomori
Flamurtari- AF Elbasani
Korabi- Luzi 2008
Kastrioti- Burreli
Lushnja- Besa /Sportiim.al/