AF Elbasani ngjitet në Superiore, festa…(video)

- Me katër javë nga fundi, AF Elbasani dhe Bylis, zyrtarisht dy biletat e Kategorisë së Parë për në Abissnet Superiore për sezonin futbollistik 2024/2025
Kategoria e Parë, java e 29-të:
AF Elbasani- Apolonia 1-0 (Ardit Hoxhaj 84′)
AF Elbasani ngjitet matematikiht në Abissnet Superiore. Në duelin e sotëm ndaj Apolonisë, luajtur për javën e 29-të u vendos nga goli i Ardit Hoxhës në të 84′ duke dërguar në delir ekipin vendas.
Kështu verdheblutë festojnë ngjitjen në Superiore, por festa nuk është e plotë pa tifozët. Ndëshkimi nga Disiplina pak ditë më parë ndaj klubit pritës, ka bërë që stadiumi “Elbasan Arena” të ishte jo nën ‘efektin’ e tifozerisë ‘kampione’ të skuadrës së trajnerit Nevil Dede.
Megjithatë festa ka shpërthyer në qytet teksa mijra tifozë kanë zbritur në rrugë duke festuar këtë moment historik për AF Elbasanin./Fatmir Popja-Sportiim.al/