Aston Vila kalon me penallti, Fiores i duhet shtesa, ecën Olimpiakos
Liga e Konferencës luajti sot në dy fasho oraresh 4 takimet e kthimit të turit çerekfinal.
Fillimisht në 18:45, Fiorentina barazoi 0-0 me çekët e Viktoria Plzen dhe më pas, në shtesë, shënoi dy herë për biletën fituese.
Po në këtë orë Lilë mundi 2-1 anglezët e Aston Vilës me këta të fundit të cilët morën kualifikimin pas goditjeve të penalltive.
Interesant fakti që portieri i Vilës, Martinez i ndëshkuar me karton të verdhë gjatë lojës, u ndëshkua edhe në procesin e goditjeve të penalltive por qëndroi në fushë deri në fund. Me gjasë rregullorja ia lejoi qëndrimin mes shtyllave, me ndryshimin se pezullimi do t’i bashkohet për ndeshjen e ardhëshme.
Në mbrëmje PAOK- Klub Bryzh u mbyll 0-2 ndërsa Fenerbahçe- Olimpiakos shkoi në shtesë ndërsa kualifikimi u vendos nga penalltitë.
Në kllapa ndeshjet e vajtjes.
18:45
Lilë- Aston Vila 2-1 3-4 pen (1-2)
Fiorentina -Plzen 0-0, 2-0 në shtesë (0-0)
21:00
PAOK- Bryzh 0-2 (0-1)
Fenerbahçe- Olimpiakos 1-0, 2-3 pen (2-3)
/Sportiim.al/