Kombëtarja në Solna, Tifozët Kuq e Zi organizohen…

Ata janë gjithnjë pranë ngjyrave kuqezi. Ndërkohë tifozët kuqezi janë gati dhe pritet të jenë të shumtë në “Friends Arena” të Stokholmit.

Grupimi ‘Tifozat Kuq e Zi’ me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, njoftojnë anëtarët me vendtakimin dhe orarin e nisjes së organizuar drejt stadiumit ‘Freinds Arena’ në Solna.

Njoftimi:

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri në Stokholm do të jetë në katin e tretë të “OLEARYS – MALL OF SCANDINAVIA.” në adresën:

Stjärntorget 2, 169 79 Solna

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 13:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet rreth orës 17:45.

Gjithashtu kemi bërë të mundur që pas ndeshjes të vazhdojmë tek i njëjti lokal pasi do të qëndrojë  hapur për ne deri në orën 23:00.

Përjetësisht me ty Shqipëri!

1 Komb 1 Kombëtare! TKZ On Tour”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!