Shqipëria arrin në Stoklohm, nesër testi me Suedinë

Delegacioni kuqezi ka mbërritur në Stokholm për të zhvilluar testin e dytë në pak ditë me Suedinë vendase. Ky duel do të zhvillohet në Solna në stadiumin“Friends Arena”, me start të hënën ora 19.00.

Trajneri i kombëtares Silvinjo, ka shansin e radhës të provojë sërish skuadrën me futbollistë të ndryshëm të cilët mund të jenë të nevojshëm në Europianin e Gjermanisë duke nisur nga 14 qershori (Shqipëria luan me 15 qershor ndaj Italisë).

Ndërkohë pas disfatës me Kilin 0-3 luajtur në Parma më 22 mars, të gjithë presin pmajen tjetër të kuqezinjëve. Jo vetëm për autokritikë por dhe për të treguar se cilësitë e Kombëtares janë goxha më të larta.. Në 5 përballjet e fundit Shqipëria ka njohur 3 humbje,1 fitore dhe një 1 barazim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!