Leiçester rrezikon heqje pikësh…

Everton dhe Notingham Forest shëmbujt e klubeve të dënuara më herët…

Janë në Championship duke tentuar ngjitjen mirpo Leiçester rrezikon të ndëshkohet me zbritje pikësh gjatë sezonit 2024/25 në Premier League nëse ata promovohen në Premier League

BBC Sport raportoi se ‘dhelprat’ janë akuzuar nga Premier League për shkelje të rregullave finaciare.

I zhgënjyer në kohën e akuzave te shtëpia e “Dhelprave” pasi ata nuk janë aktualisht një ekip i Premier League. me shumë gjasë hetimet janë duke vijuar rreth sanksioneve të mëtejshme që mund të vijnë përmes Ligës Angleze të Futbollit (EFL).

Ata zbritën në fund të një sezoni zhgënjyes 2022/23, por klubet nga dy nivelet më të mira të Anglisë thuhet se kishin dyshuar se Leiçester ka thyer kufizimet prej 120 milionë eurosh të Premier League për humbjet për tre sezonet e mëparshme. Ky rregull lejon një humbje prej 35 milionë funtesh në sezon.

Aq më tepër që dyshohet se Lester do të tejkalonte 100 milionë euro humbje të kombinuara që lejohen të bëjnë gjatë tre viteve, duke përfshirë edicionin aktual. Liga angleze e futbollit (EFL) lejon vetëm një klub të bëjë 20 milionë euro në humbje në një edicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!