Bushi zbardh listën e U21, paralelisht shorti i Kupës

Sot në ora 11:00 në sallën e konferencave në Shtëpinë e Futbollit do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Po sot, në orën 11:30, në të njëjtën sallë do të zhvillohet konferenca për media me trajnerin e Kombëtares U21, Alban Bushi, i cili do të shpallë zyrtarisht listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2025 ndaj Finlandës më 22 mars dhe Zvicrës më 26 mars 2024.

Lista e U21 kuqezi zbardhur paraprakisht nga FSHF në Instagram.

Portierë: Klidman Lilo, Endri Dema dhe Simon Simoni

Mbrojtës: Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Hysni Ismaili, Agan Mjaki, Elmando Gjini, Geralb Smajli, Ermis Selimaj

Mesfushorë: Tim Civeja, Leandro Frroku, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Elion Jashari, Feta Fetai

Sulmues: Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Stiven Shpendi, Ardit Nikaj, Arda Kurtulan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!