Njoftimi i dytë, anulohet Dinamo-Teuta

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës s 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, Dinamo City – Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

/Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!