Superiore/ E hëna ofron tre ndeshje…finale

Në “Kukës Arena” pa tifozë, në Durrës udhëton “Teuta”, kalvari…vijon

Dy ndeshjet e së dielës Erzani- Partizani 0-4 dhe Tirana- Egnatia 1-1 i’a lënë vendin tre përballjeve të së hënës për të formësuar kuadrin e plotë të renditjes së klasifikimit pas tri fazave në Abissnet Superiore.

Në orën 14:00 në “Kukës Arena” vendasit do të presin Laçin ndërsa në orën 17:00 dy sfidat e fundit: Dinamo Siti-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Kukësi- Laçi 14:00:

Sfidë e pastër mbijetese. Jo vetëm Kukësi i cili gjëndët në fund por dhe kurbinasit pas humbjes në shtëpi me Skënderbeun 0-1 ndjejnë rrezikun e madh të përfshirjes në vorbullën për qëndrim.

Në këtë takim, skuadra e Bledar Devollit ndonëse do të luajë pa tifozë (ndëshkuar nga Disiplina), vjen me moral të lartë pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së 72-të të Shqipërisë. Pikët maksimale janë i vetmi objektiv i momentit në mënyrë që të mbahen gjallë shpresat për të mos u rrëzuar.

Nga ana tjetër bardhezinjtë me një superkalendar “ferri” deri në fund të edicionit, afruan trajnerin Armando Cungu për t’i dhënë “jetë” pikërisht skuadrës me të cilin ka fituar Kupë e Superkupë(2015). Në fakt shkodrani debutoi në Kupë (eleminuar nga Egnatia) dhe këtë të hënë do duhet të debutojë edhe në kampionat.

Dinamo-Teuta 17:00 (në ‘Niko Dovana”)

Kjo po që është një finale ‘europe’. Blutë me pak pikë më shumë se rivali e shohin vetën pritës në shtëpinë e ‘Djemëve të Detit’. Humbja me Vllazninë dhe barazimi ndaj Egnatias e kanë vështirësuar disi punën te kampi dinamovit e cila nga kjo përballje do të shohë nëse është për ‘Final Four’ apo për të luajtur një kampionat të qetë.

Momenti Teuta dhe forca e këtij grupi teksa mes Kupës dhe kampionatit ka 5 javë pa humbje. Mbi të gjitha skuadra prodhon lojë dhe në “strehën” e saj pritet të dhurojë të tjera emocione. Për të luajtur e qetë e ‘ndihmon’ edhe humbja e Erzenit me Partizanin…

Skënderbeu-Vllaznia 17:00

Merr trajtën e një dueli ekstra. Juglindorët kanë treguar shpesh se janë më të fortë nga sa janë etiketuar nga jashtë. dy fitoret e fundit ndaj Partizanit dhe Laçit e kanë ngjitur skuadrën në zonën ‘Final 4’. Fati i “keq” përballen me skuadrën më në formë të vitit 2024, Vllazninë. Shkodranët me kurën ‘Osmani’, prej 2 dhjetorit 2023 në kampionat nuk njohin rival (9 fitore, 2 barazime, 0 humbje)ndaj të gjithë treguesit të dërgojnë te përballja me koeficent të lartë paparashikueshmërie./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!