Superiorja në javën e ‘nxehtë’, Partizani- Tirana derbi i së…vërtetës

  • Java e 24, xhiroja më e paparashikueshme sezonale. Derbi 173 zgjon kryeqytetin. ‘Final Four’ dhe mbijetesa, në këtë pikë të garës, bëhën serioze

Nga Erga Kenga

Me derbin Partizani- Tirana (19:00) në epiqendër, java e 24-ët Abissnet Superiore do të startojë sot në orën 16:00. Sipas kalendarit, Teuta pret Kukësin në stadiumin ‘Niko Dovana’ në sfidën e rrallë mes tyre. Si vendasit ashtu dhe miqtë, janë në fundin e tabelës ndërsa me kalimin e javëve duket se njëra prej tyre (në mos të dyja) do ta kenë shumë të vështirë qëndrimin.

Ndërkohë në mbrëmje kryeqyteti do të ‘ndizet’ nga derbi numër 173 ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Si të kuqtë ashtu dhe bardheblutë janë në momentin kur pikët bëhën detyrim. Skuadra e teknikut Orges Shehi vjen pas një morie rezultatesh pa fitore (4 ndeshje dy pikë) ndërsa Tirana e Julian Ahmatajt, po vuan gabimet e së shkuarës dhe mbahet te vendi i katërt me tri pikë më pak se rivali historik.

Vlerë e madhe e kësaj ndeshje të tretë sezonale pritet të jetë edhe kontigjenti respektiv në dispozicion. Nëse te Partizani alternativat janë më të shumëta, te Tirana mungesa e Najdovskit dhe stoli i cunguar (klubi e pati të ndaluar merkaton gjatë janarit) pritet të vendosë në vështirësi stafin teknik. Ky derbi do të gjykohet nga Olsid Ferhataj.

Ndërkohë java vijon të shtunën kur në fushë do të zbresin çiftet: Laçi- Dinamo, Erzeni-Skënderbeu (në Rrogozhinë) dhe Vllaznia-Egnatia. Shkodranët sot festojnë 105 vjetorin e themelimit…

Abissnet Superiore, java e 24.

Sot:

Teuta- Kukësi 16:00

Partizani- Tirana 19:00 (në Air Albania)

Të shtunën:

Laçi- Dinamo 13:30

Erzeni-Skënderbeu (në Rrogozhinë) 13:30

Vllaznia-Egnatia 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!