E shkarkoi Federata, trajneri fiton gjyqin në FIFA

Pekerman (74) u largua nga stoli përpara fillimit të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

FIFA ka vendosur që Venezuela duhet t’i paguajë afro tre milionë dollarë ish-trajnerit të saj argjentinas Hoze Pekerman si kompensim pas shkarkimit nga detyra e teknikut në mars 2023.

Federata Venezueliane e Futbollit (FVF) do t’i paguajë Pekerman 1.71 milionë dollarë “kompensim të duhur”, plus pesë për qind interes vjetor nga 23 gushti 2023 deri në shlyerjen e borxhit dhe 1.14 milionë dollarë “gjobë”, thuhet në deklaratë.

Pekerman ndërsa ka drejtuar edhe Argjentinën e Kolumbinë, u zëvendësua nga një prej ndihmësve të tij Fernando Batista, i cili i nisi mirë ndeshjet kualifikuese të CONMEBOL (vendi i katërt pas 6 nga 18 raunde), duke përfshirë edhe një barazim (1-1) me Brazilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!