Flamurtari drejt konfigurimit ‘dimëror’, La Torre në Vlorë

Flamurtari nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Sebastian la Torre sulmuesi peruan i Kukësit pasi pati disa probleme me verilindorët në fund të 2023-it, duket se ka gjetur akordin me klubin Flamurtari.

Vlonjatët aktualisht në vend të katërt në Kategori të Parë (30 pikë po aq sa Vora), kanë afruar gjatë dimrit lojtarë si; Idriz Batha, Arton Podrimcaku dhe Gersi Diamanti.

Trajneri i kuqezinjëve jugorë Dritan Resuli kërkon dhe një mbrojtës për të kompletuar ‘rozën’ me të cilën kërkon të rivalizojë Bylisin dhe AF Elbasanin për njërin nga dy vendet e kreut.

Kategoria e Parë ka luajtur 16 javë ndërsa pjesa e mbetur e edicionit nis me 19 janar 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!