Në një radhë/ Hila verdheblu, Broja nis nga stoli, Hoxha zyrtarizohet te Dinamo…

Klubi i Lacios në Serie A, festoi sot 124 vjetorin e themelimit.

Ardit Hila zyrtarizohet te AF Elbasani. Mesfushori ka firmosur me klubin e AF Elbasanit deri në verën e 2026-ës.

Armando Broja e nisi nga stoli sfidën me Çelsin këtë mbrëmje. Sulmuesi shqiptar në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Ligës në Angli mes Midëllsbrou-Çelsi (1-0) u aktivizua në minutën e 63′ në vend të Enco Fernadez.

Arbër Hoxha është lojtar i ri i Dinamo Zagreb. Hoxha shkon në kryeqytetin kroat nga Slaven Belupo.

Milot Rashica shënoi golin e parë të Beshiktashit sot në sfidën e parë të Fernando Santos (debutim me bardhezinjtë e Stambollit) në krye të klubit turk.

Edon Zhegrova po tregon klas te Lilë në Francë. Pas tre golave në Kupë, Dardani vihet në lupën e shumë ekipëve europiane. Sinjale të forta edhe nga Real Sociedad në La Liga.

Klubi i Lacios në Serie A festoi sot 124 vjetorin e themelimit.

Arabia Saudite që drejtohet nga Roberto Mançini barazoi sot 0-0 me Palestinën në një miqësore.

Legjenda e futbollit japonez, Yasuhito Endo, ka vendosur të varë këpucët në goxhdë në moshën44 vjeçare. I lindur në ’80, pati një jetë futbollistike me Gamba Osaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!