Empoli-Milan hap ditën në Serie A, në program 5 duele

Do të nisë pas pak ndeshja e javës së 19-të në Serie A mes Empolit ‘shqiptar’ dhe Milanit (12:30). Në këtë takim Andreaxoli ka listuar nga shqiptarët në formacionin bazë vetëm mbrojtësin Ardian Ismajli ndërsa Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi janë në pankinë.

Ndërkaq pasi u zhvilluan takimet e kësaj jave; Inter- Verona 2-1, Frozinone- Monza 2-3, Leçe- Kaljari 1-1 dhe Sasuolo- Fiorentina 1-0, sot veç Empoli- Milan do të luhen dhe ndeshjet e tjera; Torino- Napoli, Udineze- Lacio, Salernitana- Juventus dhe Roma- Atalanta.

Kampionati italian kryesohet nga Inter me 48 pikë. Ndjek Juve me 43 (një ndeshje për të luajtur sot). Fundi i takon Salernitanës, Empolit dhe Veronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!